ON
← Back to feed
XKCultureOverlooked from the right5 days ago

Svecla: Kosovo is a witness to freedom with the sacrifice of martyrs and witnesses

Xhelal Sveçla, the acting Minister of Internal Affairs, stated during an official visit to France that Kosovo is a testament to freedom won through the sacrifice of martyrs and heroes, emphasizing the resilience of the people and the hardships endured by women and men who still bear the scars of war. The event commemorated the 27th anniversary of Kosovo's liberation and included participation from French senators, accredited diplomatic representatives, and colleagues. An exhibition organized by the Institute for Crimes Committed During the War in Kosovo was also held, showcasing evidence and文档

Me rastin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh përkujtimore, ndërsa manifestimi qendror është mbajtur në Sheshin e Dëshmorëve. Në këtë ngjarje u nderuan sakrifica dhe lufta çlirimtare, u vlerësuan të arriturat e Malishevës gjatë 27 viteve të lirisë, si dhe u ndanë çmimet tradicionale për trimëri e heroizëm, shëndetësi dhe arsim.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë manifestim morën pjesë personalitete të shquara nga jeta publike dhe politike, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, si dhe qytetarë të shumtë. Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, qeveria komunale, Kuvendi Komunal, figurat kyçe të luftës, si Fatmir Limaj - Komandant Çeliku, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ish-kryetarët e komunës Isni Kilaj, Ragip Begaj dhe Daut Krasniqi, si dhe mysafirë e përfaqësues të subjekteve politike.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se “ka data që shënohen në kalendar dhe ka data që jetojnë përgjithmonë në zemrën e popullit. E tillë është edhe 16 Qershori - Dita e Çlirimit të Malishevës dhe Dita e Dëshmorëve”. Më pas, ai foli për luftën çlirimtare dhe kontributin e Malishevës në luftë, për vendin ku u luftua dhe u derdh gjak për liri, për vendin ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm, ku për herë të parë kumboi zëri i lirisë përmes Radio Kosovës së Lirë dhe ku, krahas luftës, zhvillohej edhe veprimtaria politike, me ndërkombëtarët që zhvillonin takime me krerët e luftës.

Kryetari Kastrati foli gjithashtu për të arriturat e Malishevës ndër vite, investimet në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të komunës. Ai veçoi investimet infrastrukturore që kanë ndryshuar pamjen e qytetit, përfshirë sheshin ku u mbajt manifestimi, bulevardin dhe projekte të tjera të rëndësishme. Po ashtu, ai përmendi sukseset në fusha të tjera, veçanërisht në sport, duke theksuar se klubi i futbollit Malisheva tash e tri vite radhazi po përfaqëson Malishevën dhe Kosovën në garat evropiane, duke e bërë komunën të njohur edhe në arenën ndërkombëtare.

Duke uruar qytetarët për 16 Qershorin, kryetari Kastrati përsëriti kërkesën për lirimin dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, dhe tha se ata zhvilluan një luftë çlirimtare.

Në fjalën e tij, Fatmir Limaj, pasi uroi qytetarët e Komunës së Malishevës për Ditën e Çlirimit, foli për rëndësinë e luftës dhe lirisë së fituar, duke shprehur respektin më të thellë për dëshmorët, martirët dhe të gjitha gjeneratat që, ndër breza, dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot.

“Parakushti për të gjitha të arriturat në këtë vend dhe për çdo rezultat është liria e Kosovës”, tha Limaj. Ai foli gjithashtu për kontributin e Malishevës në luftën çlirimtare, duke theksuar se kjo komunë e ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë, por mbetet krenare për kontributin e saj dhe për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në lirinë e vendit, veçanërisht për pjesëmarrësit në luftën e lavdishme të UÇK-së. Ai përmendi në mënyrë kronologjike rrjedhat historike që çuan deri te lufta çlirimtare dhe liria që gëzojmë sot falë këtyre sakrificave. Po ashtu, ai foli për sakrificën e popullit të Malishevës dhe kujtoi amanetin e dëshmorëve, të cilët nuk u flijuan vetëm për liri, por edhe për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit.

Kreu i degës së OVL-së së UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, pasi uroi për Ditën e Çlirimit, në emër të shoqatave të dala nga lufta, shprehu keqardhjen për deklaratat publike të individëve të caktuar kundër luftës çlirimtare dhe familjeve emblematike që dhanë jetën për lirinë e vendit. Ai shprehu shqetësimin edhe për mungesën e reagimit institucional në mbrojtje të këtyre vlerave dhe sakrificave.

Më pas u ndanë çmimet tradicionale që Kuvendi i Komunës së Malishevës i ndan çdo vit më 16 Qershor: Çmimi për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi” iu nda: Hasan Zogajt, Azem Krasniqit, Ferat Shalës, Sinan Kryeziut, Shefket Mazrekut, Destan Mazrekut, Muhamet Krasniqit dhe Esat Kafexhollit. Çmimi për Kontribut në Shkollën Shqipe “Hamdi Berisha” iu nda: Kamer Hotit, Nysret Hoxhës dhe Januz Mazrekut. Çmimi për Kontribut në Shëndetësi “Dr. Shpëtim Robaj” iu nda: Ramiz Bytyçit (pas vdekjes), Dylber Bytyçit, Shefqet Paçarizit dhe Besim Morinës.

Ndërsa një mirënjohje e veçantë iu nda aktorit Avni Hoti për kontributin e tij në fushën e artit. Pas programit të pasur artistik, u bënë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Aktivitetet përmbyllen me koncertin e madh që do të mbahet në mbrëmje në Sheshin e Dëshmorëve në Malishevë.

Read the full article at RTK
Source document: Xhelal Sveçla's Facebook post

3 reports

RTKState / PublicLeft5 days ago
Svecla: Kosovo is a witness to freedom with the sacrifice of martyrs and witnesses

Xhelal Sveçla, the acting Minister of Internal Affairs, stated during an official visit to France that Kosovo is a testament to freedom won through the sacrifice of martyrs and heroes, emphasizing the resilience of the people and the hardships endured by women and men who still bear the scars of war. The event commemorated the 27th anniversary of Kosovo's liberation and included participation from French senators, accredited diplomatic representatives, and colleagues. An exhibition organized by the Institute for Crimes Committed During the War in Kosovo was also held, showcasing evidence and文档

Bias read (Left): The article emphasizes the sacrifices of martyrs and heroes, frames Kosovo's independence as a result of just resistance and international support, and highlights commemorative events with a focus on national resilience and historical memory. This framing aligns with left-leaning narratives that re-

Official sources cited

RTKState / PublicCenter5 days ago
Malisheva marks the Day of Liberation and the Day of the Witnesses

On June 16th, the Day of Liberation and the Day of Martyrs of Malisheva, a series of commemorative events were held in Malisheva, with a central demonstration taking place at Martyrs' Square. The event honored sacrifices made during the liberation war, celebrated achievements over 27 years of freedom, and awarded traditional medals for bravery, heroism, health, and education. Notable attendees included local officials, family members of martyrs, veterans, and representatives from political parties and organizations related to the Kosovo War. Mayor Ekrem Kastrati emphasized the significance of

Bias read (Center): The article reports on a public commemoration event without overtly favoring any political side. It includes quotes from local officials and mentions various participants but does not present biased language or selective information.

Official sources cited

  • organisation Statement by Mayor Ekrem Kastrati
RTKState / PublicLeft7 days ago
Families Supporting KLA Honored with Three Commemorative Plaques

Three commemorative plaques were unveiled in honor of families who supported the Kosovo Liberation Army (UÇK) during the war. The ceremony was attended by family members, veterans, and citizens who praised the role of these families in the fight for Kosovo's independence. The organizers emphasized that these families served as bases for the UÇK's illegal military activities.

Bias read (Left): The article frames the actions of the UÇK as legitimate contributions to Kosovo's freedom, using terms like 'sacrifice' and 'bases for the fight for independence.' It emphasizes the heroic nature of the families' support without questioning the legality or morality of the UÇK's actions, which aligns

Official sources cited

  • statement Bedri Muhadri
  • statement Enver Qena
  • statement Zeqir Peraj

Go to the primary sources (5)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.