ON
← Back to feed
XKEconomy2 days ago

Nurses' union raises membership fee, nurses are outraged

The Nursing Association of Kosovo (OIK) has increased its membership fees from 0.83 euros to 3.50 euros per month, effective since March 2026. This decision has sparked dissatisfaction among nurses, who argue that the increase is unjustified given stagnant wages and rising living costs. The association warned that failure to pay the fees could result in expulsion from the organization, removal from the member registry, and loss of professional rights, including licensing privileges. Rejoining would require paying double the registration fee.

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 15:24

Rritja e tarifës së anëtarësimit në Odën e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka ngjallur reagime. Nga muaji mars, anëtarët e OIK-ut janë të obliguar të paguajnë 3.50 euro në muaj, krahasuar me tarifën e mëparshme prej 0.83 euro.

Sipas vendimit të ri, të gjithë infermierët, pavarësisht nëse janë të punësuar apo jo, obligohen të paguajnë 3.50 euro në muaj për të ruajtur statusin e tyre si anëtarë të OIK-ut.

Një infermiere, e cila ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë vendim, tha se rritja e tarifës nga 0.83 euro në 3.50 euro është e papërballueshme.

“Çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur vazhdimisht, ndërsa pagat tona nuk po e përcjellin këtë ritëm. Kjo rritje është e krejtësisht e padrejtë ”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve ka bërë të ditur se moskryerja e pagesës së anëtarësisë për një periudhë prej gjashtë muajsh sjell pasoja serioze për anëtarët. Sipas njoftimit, mospërmbushja e këtij obligimi rezulton me përfundimin e anëtarësimit, fshirjen nga Regjistri i Anëtarëve dhe humbjen e të gjitha të drejtave që rrjedhin nga anëtarësia, përfshirë edhe të drejtën për licencë profesionale.

Po ashtu, në rast të ri-anëtarësimit, anëtari obligohet të paguajë dyfishin e tarifës së regjistrimit.

OIK ka njoftuar se të gjithë anëtarët që nuk i kryejnë obligimet e anëtarësisë nuk do të mund të përfitojnë nga shërbimet dhe benefitet që ofron oda, përfshirë mbrojtjen ligjore, sigurimin jetësor dhe shëndetësor, Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), si dhe programe të tjera të dedikuara për anëtarët aktivë.

E lidhur me këtë vendim në një përgjigje të OIK për Indeksonline thuhet se ndryshimi i tarifave është bërë në bazë të vendimit të Kuvendit të OIK-ut, organit më të lartë vendimmarrës të Odës. Sipas OIK me tarifat e reja sigurohet mbulueshmëri më e mirë e shërbimeve për anëtarët, përfshirë sigurimin jetësor dhe ofrimin e mbështetjes juridike përmes shërbimeve të avokatit.

Ndërsa thonë se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga infermierët, sa i përket rritjes së çmimit të anëtarësisë.

“Sa i përket ankesave, deri më tani Oda nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare lidhur me ndryshimin e tarifave të anëtarësisë. Në bazë të Vendimit të Kuvendit të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, të datës 27.02.2026, është përcaktuar mënyra e re e pagesës së anëtarësisë sipas kategorive të anëtarëve. Anëtarët e punësuar në sektorin publik paguajnë anëtarësinë në shumën prej 0.5% të pagës bruto përmes sistemit Payroll. Anëtarët e papunë dhe të punësuarit në sektorin privat paguajnë 3 euro në muaj, ndërsa anëtarët me status pensioneri paguajnë 2 euro në muaj. Për këto kategori, pagesa realizohet në baza vjetore me parapagim”, thuhet në përgjigjen e OIK./EO/

Read the full article at Gazeta Express
Source document: Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK)

1 reports

Gazeta ExpressIndependentCenter2 days ago
Nurses' union raises membership fee, nurses are outraged

The Nursing Association of Kosovo (OIK) has increased its membership fees from 0.83 euros to 3.50 euros per month, effective since March 2026. This decision has sparked dissatisfaction among nurses, who argue that the increase is unjustified given stagnant wages and rising living costs. The association warned that failure to pay the fees could result in expulsion from the organization, removal from the member registry, and loss of professional rights, including licensing privileges. Rejoining would require paying double the registration fee.

Bias read (Center): The article presents facts about the fee increase and includes quotes from both affected nurses and the nursing association. It does not take a clear stance or use biased language, providing balanced information without editorializing.

Official sources cited

  • organisation Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK)

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • organisationOda e Infermierëve të Kosovës (OIK)