Nga:
Augustin Palokaj
15 qershor 2026 08:00
Shpërndaje në:
Dhuna ndaj forcave të KFOR-it, mediave dhe policisë në maj të vitit 2023 dhe sulmi terrorist në Banjskë nuk ndodhën për shkak se KFOR-i nuk kishte sa duhet ushtarë në atë kohë në atë vend. Ndodhi për shkak se kryesit e këtyre sulmeve kishin vlerësuar se e kanë momentin e përshtatshëm politik për t’i kryer këto sulme. Tash kur NATO po vendos të “optimalizojë“ praninë në Kosovë, që do të thotë zvogëlim, nuk duhet të ketë shqetësim. Sepse efikasiteti i NATO-s në Kosovë nuk varet nga numrat, por nga rrethanat politike. NATO-ja do të duhej të ketë nxjerrë mësime nga sulmet e përmendura, të insistojë që kryesit të dënohen dhe të mos lejohet që gjërat e tilla të përsëriten.
Kur ishte krijuar NATO-ja para më shumë se 76 vjetëve qëllimi nuk ishte që ajo të nisë luftëra, por që me vetë ekzistimin e saj të shërbejë si një forcë parandaluese për t’i mbrojtur vendet e saja anëtare. Kjo u bë duke u bazuar në logjikën e thjeshtë se askush nuk do të jetë aq i çmendur sa që ta sulmojë ndonjë shtet të NATO-s, që është aleanca më e fortë ushtarake që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Dhe me sukses NATO-ja gjatë Luftës së Ftohtë, pa shkrepur asnjë plumb, mbrojti vendet e saj anëtare, askush nuk i sulmoi ato, dhe më vonë zona e demokracisë dhe vlerave të lirisë u zgjerua edhe te vendet që për gjysmë shekulli ishin pjesë e bllokut kundërshtar, atij komunist të udhëhequr nga Rusia. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë u nis debati se a ka tash nevojë më të ketë NATO. Në mënyrë naive, në qarqet jo vetëm filozofike, por edhe politike e ekonomike, filluan të vinin argumentet se “tash edhe Rusia po demokratizohet dhe nuk ka më kërcënim“ dhe prandaj, sipas këtyre argumenteve, “nuk ka më nevojë të shpenzojmë aq shumë për NATO-n“.
Luftërat në ish-Jugosllavi, që kryesisht ishin agresione të Serbisë ndaj popujve fqinjë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, treguan se liria, demokracia dhe paqja në Evropë nuk mund të konsiderohen si të garantuara vetvetiu. Ndodhi edhe gjenocidi në sytë e Evropës. Dhe këtu doli përsëri NATO-ja me një rol të ri, atë të ndërhyrjeve për të ndaluar gjenocidin dhe krizat humanitare. Ndërhyrja e vonuar dhe shumë e kufizuar në Bosnjë e Hercegovinë ndaj pozicioneve të serbëve të Bosnjës, e pastaj sulmet ajrore për çlirimin e Kosovës, ishin angazhimi i parë i NATO-s jashtë kufijve të saj. Dhe me këtë u dëshmua se në Evropë ka nevojë për NATO-n, ndonëse me një rol tjetër. Me ndryshimin e rrethanave ndryshoi edhe NATO dhe tash jo vetëm se ekziston, por është zgjeruar duke marrë në gjirin e saj edhe vende si Suedia dhe Finlanda, që as ëndërr nuk e kanë parë se do të hyjnë një ditë në këtë Aleancë.
Para saktësisht 27 vjetësh, NATO u dha fund sulmeve ajrore ndaj forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe. Kjo ndërhyrje ndodhi për shumë arsye. Shkurtimisht erdhi pasi ishin shtjerrë të gjitha mundësitë që me mjete politike paqësore t’i jepet fund pastrimit etnik dhunës ndaj shqiptarëve në Kosovë. Erdhi pasi NATO kishte dështuar ta ndalë gjenocidin serb në Bosnjë e Hercegovinë dhe nuk donte të lejojë që e njëjta, e ndoshta në përmasa edhe më të mëdha, të përsëritej në Kosovë. “NATO-ja nuk do të lejojë që në Kosovë të përsëritet Bosnja”, ishte refreni i cili filloi të përdorej në NATO qysh në vjeshtën e vitit 1997 e derisa nuk nisën sulmet ajrore. Pas 78 ditësh sulmesh ajrore, NATO hyri në Kosovë pasi kishte arritur edhe një marrëveshje ushtarake me Serbinë që forcat serbe të larohen nga Kosova.
Tash kur shënohet 27-vjetori i çlirimit të Kosovës, NATO vazhdon të jetë në Kosovë, por me një prani shumë më të vogël sesa që kishte kur nisi misioni i KFOR-it. Por, NATO vazhdon të njëjtin përkushtim pa marrë parasysh se sa do të jetë numri i ushtarëve.
Javën e shkuar u njoftua nga Komanda e NATO-s për Evropën në SHAPE të Belgjikës se NATO-ja do ta “optimizojë“ praninë në Kosovë. Ky dukej edhe si lajm i mirë, pasi si arsyetim u mor situata e përmirësuar e sigurisë në Kosovë.
“Situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet në vitet e fundit. Si rezultat në janar NATO kishte ndërprerë dislokimin e forcës rezervë në Forcën e Kosovës (KFOR) pas më shumë se dy vitesh rotacioni. Pasi situata e sigurisë në Kosovë mbetet në përgjithësi e qëndrueshme, NATO do ta optimizojë praninë në Kosovë dhe gradualisht të përshtatë forcën gjatë vitit të ardhshëm“, njoftoi komanda e NATO-s për Evropën, SHAPE, me seli në Mons të Belgjikës.
“Që nga viti 1999 prania e KFOR-it vazhdimisht është përshtatur, në mënyrë që misioni të mbetet i aftë për zbatimin e qëllimit dhe t’i përgjigjet situatës së ndryshueshme të sigurisë. Pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë edhe sulmeve të pajustifikueshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, KFOR-i pati riforcimin më të madh për më shumë se një dekadë me dislokimin e afro 1000 trupave shtesë“, thuhet në këtë njoftim.
Sipas të dhënave të fundit, nga muaji prill misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja…
Read the full article at Koha.net →📄Source document: Bonus.ch Analysis→5 reports
Gazeta ExpressIndependentCenter2 days ago A young Kosovar paid for car insurance up to 8,000 francs more than his Swiss peerThe article discusses differences in car insurance costs in Switzerland based on nationality, with Kosovo citizens paying significantly more than Swiss nationals. According to an analysis by Bonus.ch, a young Kosovan driver pays up to 8,000 Swiss francs more annually than an older Swiss driver for the same coverage. The difference is attributed mainly to nationality, age, and place of residence.
Bias read (Center): The article presents factual data from external analyses without overtly biased language or selective sourcing. It reports on economic disparities in insurance pricing but does not take a stance on the issue or imply blame.
Koha.netIndependentCenter4 days ago Hajdari: I live in Switzerland, but I am an Albanian from KosovoAlban Hajdari, defender for Hoffenheim, has spoken about his decision to represent Kosovo rather than Switzerland. He stated that he feels at home in both countries but identifies as an Albanian from Kosovo. Hajdari made his debut for Kosovo last summer after playing a match for Switzerland. Sascha Ruefer from Swiss radio SRF commented on the impact of Kosovo's delayed recognition by UEFA and FIFA until 2016.
Bias read (Center): The article discusses a sports-related topic with no overt political framing. It presents facts about Hajdari's national team choice and includes quotes from a Swiss commentator without taking a stance or using biased language.
Official sources cited
- press release Alban Hajdari
- press release Sascha Ruefer
Koha.netIndependentCenter5 days ago Switzerland says yes to the increase in the number of soldiers in KFORThe Swiss Senate has approved a proposal to increase the number of Swiss soldiers serving in the KFOR mission in Kosovo. This would bring the total number of Swiss troops in Kosovo up to 300. According to the parliamentary decision, the Federal Council could send an additional 85 military personnel to Kosovo for an indefinite period. Previously, the maximum capacity was limited to 215 people. Last week, Parliament extended the mission’s mandate until 2029. Earlier this week, NATO announced it would reduce the number of peacekeepers in Kosovo. Currently, KFOR has 4600 soldiers.
Bias read (Center): The article presents factual information without apparent ideological framing or biased language. It reports on legislative decisions and military deployments in a neutral tone, citing official sources such as the Swiss Senate and NATO announcements.
Official sources cited
- government Swiss Senate approval of troop increase proposal
- government NATO announcement on reducing peacekeepers in Kosovo
RTKState / PublicCenter5 days ago Switzerland says yes to the increase in the number of soldiers in KFORSwitzerland's Senate has approved a proposal to increase the number of soldiers deployed in the KFOR mission in Kosovo, allowing up to 300 personnel. The decision comes after Switzerland extended the mission's mandate until 2029, reaffirming its commitment to security and stability in Kosovo. This follows NATO's announcement of a reduction in the overall number of peacekeepers in Kosovo, which currently stands at around 4,600 troops.
Bias read (Center): The article presents factual information about Switzerland's military deployment decisions without using biased language or emphasizing any particular political viewpoint. It provides context about NATO's troop reductions and does not frame the decision in a politically charged manner.
Official sources cited
- government Swiss Senate Decision on KFOR Deployment
- government NATO Announcement on Troop Reductions in Kosovo
Koha.netIndependentCenter6 days ago The effectiveness of NATO in Kosovo does not depend on numbersThe article discusses the effectiveness of NATO's presence in Kosovo, arguing that it does not depend on the number of troops but rather on political circumstances. It references past incidents such as attacks against KFOR forces and a terrorist attack in Pristina, suggesting these were politically motivated rather than due to insufficient troop numbers. The author emphasizes that NATO should learn from these events and ensure accountability to prevent recurrence.
Bias read (Center): The article presents a balanced view by discussing both NATO's role and the political factors influencing its effectiveness. It does not exhibit strong ideological bias, instead focusing on historical events and logical arguments without overtly favoring any side.
Official sources cited
- organisation NATO's founding principles