(E plotësuar 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 7 qershor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar të mërkurën në orën 14:30, ndërsa rezultatet janë përditësuar në platformën zyrtare të Komisionit.
KQZ bën të ditur se nga fillimi i procesit të numërimit, më 12 qershor në orën 21:00, deri në përfundimin e tij, janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit nga shërbimi votues i institucionit.
Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026. Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes kësaj forme votimi.
Ndërkaq, më 14 qershor, KQZ kishte përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime. Nga to, 82,809 janë aprovuar, ndërsa 2,981 janë refuzuar.
Numërohen mbi 96% e votave me postë, LVV prin me 53 ulëse në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora, përkatësisht atyre të dërguara përmes postës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të së mërkurës janë numëruar 215 nga gjithsej 223 kuti votimi, ose 96.41 për qind e tyre. Procesi ka nisur më 12 qershor dhe pritet të përmbyllet pas numërimit të tetë kutive të mbetura.
Ndërkohë, këtë mëngjes ka nisur edhe numërimi i votave me kusht, të cilat janë hedhur në 52 vendvotime të veçanta në mbarë vendin. Në këtë kategori janë evidentuar gjithsej 8,751 votues.
Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, të cilët kanë votuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve lëvizëse. Për këtë formë votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.
KQZ rikujton se votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor, ndërsa për këtë mënyrë votimi ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Më 14 qershor, Komisioni përmbylli procesin e verifikimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë. Prej tyre, 82,809 janë aprovuar për numërim, ndërsa 2,981 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore.
Votimi me kusht dhe ai i personave me nevoja të veçanta janë zhvilluar në ditën e zgjedhjeve, më 7 qershor. Votimi me kusht është organizuar në 38 qendra votimi, nga një në secilën komunë, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është realizuar në adresat e votuesve të regjistruar përmes ekipeve lëvizëse të KQZ-së.
Nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate parlamentare.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.15 për qind të votave, duke grumbulluar 379 mijë e 111 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.45 për qind, duke grumbulluar 156 mijë e 414 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.71 për qind dhe 134 mijë e 375 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.72 për qind dhe 54 mijë e 71 votë.
Read the full article at RTK →📄Source document: Central Election Commission (KQZ)
3 reports
RTKState / PublicCenter4 days ago KQZ: Counting of postal votes ends, 82809 packages approvedThe Central Election Commission (KQZ) has announced the completion of the counting of mail-in ballots for the early parliamentary elections in Kosovo, held on July 7. According to KQZ, the counting process ended on Wednesday at 14:30, with results updated on the commission’s official platform. A total of 223 ballot boxes were counted, containing envelopes with mail-in votes approved by the institution’s voting service. Mail-in voting took place from May 21 to June 6, with approximately 105,000 Kosovo citizens registered to vote this way. On July 14, KQZ had closed the evaluation process for 85
Bias read (Center): The article provides factual information about the completion of mail-in ballot counting without any apparent ideological framing or biased language.
Official sources cited
- government Central Election Commission (KQZ)
Koha.netIndependentCenter7 days ago KQZ-ja closes the mail-in vote count, over 82 thousand approved packagesThe Central Election Commission (KQZ) has announced that it has completed the evaluation of mail-in ballots. A total of 85,790 mail-in ballot packages were reviewed, with 82,809 approved and 2,981 rejected. The main reason for rejection was the absence of the registration certificate, a unique document provided by the KQZ to registered voters. Other reasons included multiple ballots per package, voting from a different country than where the voter was registered, missing postal stamps, printed ballots, and incorrectly addressed envelopes.
Bias read (Center): The article provides factual information about the completion of the mail-in ballot evaluation process without any apparent ideological framing or biased language. It presents data objectively and does not favor any particular political side.
Official sources cited
- government Central Election Commission (KQZ)
Gazeta ExpressIndependentCenter7 days ago The evaluation of mail-in ballots is completed, over 82 thousand are approved, almost 3 thousand are rejectedThe Central Election Commission has completed the evaluation process of ballot packages received via postal voting outside Kosovo. A total of 85,790 packages were processed, with 82,809 approved and 2,981 rejected. The main reason for rejection was missing registration cards, followed by other issues such as multiple ballots per package, incorrect country of origin, missing ballots, and improperly printed ballots.
Bias read (Center): The article provides factual information about the processing of postal votes without taking a stance or using biased language. It reports on the number of accepted and rejected ballots along with the reasons provided by the election commission, maintaining neutrality.
Official sources cited
- government Central Election Commission (KQZ)