18 qershor 2026 11:00
Shpërndaje në:
Gjilani po bëhet qyteti i katërt i radhës në Kosovë ku ka nisur operimin kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt. Në vitin e dytë të Wolt në Kosovë, pas Prishtinës, Ferizajit dhe Prizrenit, shtrirja e operimit në rajonin e Anamoravës në Gjilan, mbulon një pjesë të rëndësishme të tregut të Kosovës.
Me mbi 50 biznese partnere që nga dita e parë e operimit me 18 qershor , qytetarët do të mund të porosisin shujtat e tyre të preferuara të ushqimit çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00, me dërgesa deri në 6 kilometra përmes platformës Wolt.
Që në ditën e parë të operimit, në platformë do të jenë emra të njohur si KFC, HEB’s, Burger King, Sach Pizza, My Shawarma, Proper Pizza së bashku me partnerë të tjerë që do t’i bashkohen shërbimit gjatë ditëve dhe muajve në vijim. Kjo e sjell Wolt-it në qytet me një ofertë të gjerë që nga dita e parë dhe me një prani që pritet të bëhet shpejt pjesë e ritmit të përditshëm.
Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri ka thënë se po vazhdon shtrirja e suksesshme e Wolt-it në Kosovë duke iu ofruar qytetarëve një mundësi të re jetese. “ Fillimi i operimit të Wolt në qytetin e katërt të Kosovës në Gjilan në më pak se 2 vite është jo vetëm një sukses i kompanisë por edhe tregon mjedisin e hapur dhe miqësor të Kosovës ndaj modeleve të tilla innovative të shpërndarjes së ushqimit. Jo vetëm kaq, Wolt ndërlidh bizneset dhe konsumatorët duke krijuar hapësirë, faleksiblitet dhe mundësi të shumta ”, ka thënë Dragoj.
Shtrirja e Wolt-it në qytetin e katërt më të madh të Kosovës është pjesë e strategjisë së kompanisë për të mbuluar të gjithë tregun, ku në pjesën e dytë të 2026 një tjetër qytet i Kosovës do të mirëpresin motorat blue të Wolt. Në rrafshin ndërkombëtar, kompania bashkoi forcat me DoorDash në vitin 2022, duke e zgjeruar më tej praninë e saj globale dhe duke forcuar modelin e operimit në tregje të ndryshme.
Misioni i Wolt është të transformojë qytetet duke kijuar më shumë lehtësi në përditshmërinë e qytetarëve, familjeve dhe të punësuarve. Po ashtu, platforma është një mundësi e re për bizneset lokale dhe punësimin e të rinjve.
Qytetarët e Gjilanit tani mund të shkarkojnë aplikacionin Wolt në iOS dhe Android ose të vizitojnë www.wolt.com për të filluar porositë. Përdoruesit e rinj mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet ekskluzive për të festuar zgjerimin e shërbimit të Wolt në Kosovë.
Read the full article at Koha.net →📄Source document: Lisandri Dragoj, General Manager of Wolt for Kosovo and Albania
1 reports
Koha.netIndependentCenter3 days ago Wolt in Gjilan from June 18: Download the app and orders, take advantage of exclusive offersWolt has begun operations in Gjilan, Kosovo, becoming the fourth city in the country where the food delivery service operates. The company launched on July 18, 2026, with over 50 partner businesses offering food delivery from 08:00 to 23:00 daily within a six-kilometer radius. Well-known brands such as KFC, Burger King, and others have joined the platform. Wolt's general manager for Kosovo and Albania, Lisandri Dragoj, stated that the expansion reflects the open and friendly environment of Kosovo toward innovative food distribution models.
Bias read (Center): The article provides factual information about the launch of Wolt in Gjilan, including operational details, partner businesses, and a quote from the company's representative. There is no evident ideological framing, biased language, or selective sourcing. The content remains neutral and informative.
Official sources cited
- organisation Lisandri Dragoj, General Manager of Wolt for Kosovo and Albania