ON
← Back to feed
XKCulture2 days ago

An American in Kosovo through time for a people who have become her own

The article discusses the book 'Një amerikane në Kosovë' by Janet Reineck, which details her experiences in Kosovo from 1981 to 1997. The book is described as both an academic study and a personal account, highlighting Reineck's role as both a researcher and a humanitarian worker during Kosovo's most challenging period. The book was recently republished and promoted at the Panair book fair in Pristina.

Nga:

Shaban Maxharraj

18 qershor 2026 22:23

Shpërndaje në:

Edhe kur rikthehet me ndonjë vepër të botuar a ribotuar, Janet Reineck përherë ka diçka të re për të thënë. “Një amerikane në Kosovë” është përtej një udhëpërshkrimi në Kosovë prej vitit 1981 deri më 1997, duke marrë peshën e një vepre studimore, dëshmi historie nga dora e parë. Ribotuar nga Botimet KOHA, libri i përuruar të enjten në Panair, është rrëfimi i saj si studiuese, por edhe si misionare. “Është tashmë pjesë e historisë sonë, rrëfyer nga një grua plot energji, kërshëri e dashuri për një popull që tash është bërë i saj”, ka thënë botuesja Flaka Surroi. “Ato vitet ’80 kanë qenë shumë punë për ta kuptuar kush janë shqiptarët dhe kush jeni ju. Kam shkuar nëpër krejt Kosovën”, ka thënë Reineck

Janet Reineck është diçka midis studiueses dhe misionares. Në të dyja është e zonja. Nganjëherë i jep më shumë peshë njërës e nganjëherë tjetrës. Rrëfimi i saj për Kosovën nis nga të qenit studiuese. E më pas hyn në lojë edhe të qenit misionare. Vepra e saj “Një amerikane në Kosovë” prek të dyja. Shpalos interesimet si studiuese, rrëfen edhe kohën kur u kthye me mision humanitar në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti: në vitet ’90.

Hapësira e promovimit të librit në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë, të enjten, është mbushur nga njerëz prej tre grupesh. Miqtë e saj të viteve ’80, ku mblodhi material për studimet e saj të magjistraturës dhe doktoratës, pastaj ata të viteve ’90 që e njohën kur punonte në mjedisin humanitar dhe më të rinjtë, ata që tash i janë bashkuar në “World Dance Kosova”.

Vepra e saj “Një amerikane në Kosovë”, që vjen si ribotim nga Botimet KOHA, pasi më 2022 është botuar fillimisht nga “Cuneus”, është udhëpërshkrim i detajuar për vitet ’80 dhe ’90 në Kosovë. Në fund të viteve ’70, Janet Reineck qe studente e etnologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Interesimet e saj për kultura të ndryshme tejkalonin kufijtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë udhëtimeve në ish-Jugosllavi, do të niste të shihte shqiptarë. E kureshtja në verën e vitit 1980 e solli në Kosovë. Vendosi që materialin për magjistraturë ta vjelë nga kultura e shqiptarëve të Kosovës. Do të kthehej në Kaliforni, do të pajisej me bursë e t’ia mësynte asaj që qe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Jeta në “Breg të Diellit”, ansambli profesionist i këngëve dhe valleve “Shota”, Gryka e Rugovës e Opoja janë në libër fiks siç ishin asokohe. Tradita e odës së burrave, e grave që përgatiteshin për martesë, valleve e këngëve në ahengje vijnë të “gjalla” në këtë vepër. Detajet e saj shkojnë prej gjërave më pozitive e mikpritjes deri te ligësitë e njerëzve që kishin dy gra, plus një dashnore, së cilës i shërbenin të dyja. Këto anë për të asokohe qenë ekzotike. E udhëpërshkrimi i saj, tash mund të ngjajë ekzotik edhe për shumë vendas.

Drejtoresha menaxhuese e Grupit KOHA, Flaka Surroi, në cilësinë e botueses, ka rrëfyer se i rastisi të dëgjonte për një amerikane që kishte ardhur në Kosovë për t’i studiuar traditat e shqiptarëve të Kosovës qysh para thuajse 45 vjetësh. Ka treguar se nëna e saj, Nahire Surroi – që asokohe qe drejtoreshë e “Shotës” – i kishte treguar se Reineck është paraqitur në Ansambël.

“Edhe pse Janet, pas dy vjetësh qëndrimi në Kosovë, do të kthehej në Amerikë, e pastaj sërish do të vinte në Kosovë, nuk do ta takoja deri nga viti 1994 – në kohën kur punët në Kosovë po përkeqësoheshin përherë e më shumë”, ka thënë Surroi. Ka treguar se Reinecku qe kthyer si menaxhere e projekteve të organizatës “Oxfam”, si dhe të “International Rescue Committee”, me qëllimin e realizimit të projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimit nëpër shkollat nga Gjilani e Vitia.

“Pa asnjë dyshim, tashmë si eksperte e traditave nga trevat e Opojës dhe Hasit, e kishte më lehtë t’i kuptonte dhe t’i përvetësonte edhe traditat e Anamoravës, krahas punës së përditshme që e bënte në terren së bashku me ekipin e saj vendas. E puna e saj, pos përmirësimit të kushteve sanitare nëpër shkolla, ishte edhe t’i bindte familjet patriarkale se vajzat duheshin shkolluar për të mirën e tyre dhe të shoqërisë kosovare”, ka thënë Surroi.

Më 1997 asaj s’i është vazhduar viza e qëndrimit dhe u rikthye pas luftës. Sipas Surroit, Reineck, me sytë dhe mendjen e një amerikaneje, me plot dashuri për njerëzit që e shoqëruan gjatë gjithë qëndrimit në Kosovë, tregon për atë që sheh dhe ndien dhe tregon mes rreshtash për arsyet që në fund  bënë që të kthehej të jetonte këtu.

“Para dy vjetësh, Janet erdhi me propozimin për ta bërë një emision në terren – ku, pos që do të na i paraqiste vizualisht ato për të cilat flet në libër, do të na njihte me Kosovën në sytë e saj. Ideja e saj ishte që të shtegtonte viseve të ndryshme të Kosovës dhe tokave të tjera shqiptare e të fliste me ‘njerëzit e rëndomtë’ për veçoritë, telashet e gëzimet – me një fjalë, për jetën jashtë kornizave të paragjykuara”, ka thënë Surroi, derisa ka treguar për nisjen e emisionit “Amerikania përsëri në Kosovë” që t…

Read the full article at Koha.net

1 reports

Koha.netIndependentCenter2 days ago
An American in Kosovo through time for a people who have become her own

The article discusses the book 'Një amerikane në Kosovë' by Janet Reineck, which details her experiences in Kosovo from 1981 to 1997. The book is described as both an academic study and a personal account, highlighting Reineck's role as both a researcher and a humanitarian worker during Kosovo's most challenging period. The book was recently republished and promoted at the Panair book fair in Pristina.

Bias read (Center): The article provides a factual summary of the book's content, authorship, and promotional event without taking a stance or using biased language. It focuses on cultural and historical aspects rather than political controversy.