19 qershor 2026 14:03
Shpërndaje në:
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka konfirmuar me gjashtë vota për dhe një kundër listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se lista e kandidatëve është miratuar pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara në konkursin që u mbyll më 10 qershor.
“Me gjashtë vota për dhe një kundër u konfirmua lista e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Gashi.
Pesë prokurorët që janë konfirmuar si kandidatë për këtë pozitë janë Atdhe Dema , prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi , prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi , prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu , prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në mesin e kandidatëve nuk është kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë.
Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.
Read the full article at Koha.net →📄Source document: Kosovo Prosecutorial Council (KPK)
1 reports
Koha.netIndependentCenter2 days ago KPK confirms five candidates for Chief State ProsecutorThe Kosovo Prosecutorial Council (KPK) has confirmed five candidates for the position of Chief Prosecutor of the State following a review of applications submitted by June 10, 2026. The approved candidates include Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu, and Zejnullah Gashi. Notably, Blerim Isufaj, who was selected in a competition around three years ago, was not included among the candidates. In October 2023, then-President Vjosa Osmani did not issue a decree appointing Isufaj due to alleged procedural violations.
Bias read (Center): The article presents factual information without overtly biased language or selective sourcing. It reports on the confirmation process and mentions past decisions without taking a stance on their validity or implications.
Official sources cited
- government Kosovo Prosecutorial Council (KPK)
- press release Ekonomia Online