Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren Donika Gërvalla, u takuan me Vasfije Krasniqi Goodman, Ramadan Nishorin dhe përfaqësueset e Medica Kosova, Medica Gjakova, KRCT-së dhe Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
“Për vite me radhë, këto organizata u kanë qëndruar pranë të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, me kujdes, dokumentim, mbështetje ligjore e psikologjike dhe me përkushtim të pandërprerë për drejtësinë dhe dinjitetin e tyre. Sot i falënderova për këtë punë të çmuar dhe për rolin që vazhdojnë ta kenë në mbështetje të të mbijetuarave”, ka thënë Haxhiu.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjithashtu në takim u diskutua edhe për hapat që institucionet duhet t’i ndërmarrin për ta bërë më të lehtë dhe më dinjitoze rrugën e të mbijetuarve drejt njohjes e drejtësisë.
“Diskutuam për rishikimin e afateve për aplikim, lirimin nga taksat gjyqësore, një hapësirë më të qasshme për Komisionin e Verifikimit, si dhe garancitë e një procesi të verifikimi ku të mbijetuarit trajtohen me dinjitet”, ka theksuar Haxhiu.
Sipas saj, këto masa do të kontribuonin në një sistem më të drejtë, më human dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe realitetit të të mbijetuarve.
Read the full article at RTK →📄Source document: Presidenca e Republikës së Kosovës
1 reports
RTKState / PublicCenter2 days ago Hajjiu: We need to ease the way for survivors of sexual violenceAlbulena Haxhiu, Chief of Staff to the President of Kosovo, met with representatives of organizations supporting survivors of wartime sexual violence, including Medica Kosova and others. The meeting focused on measures to make the process of justice more accessible and dignified for survivors, such as reviewing application deadlines, waiving court fees, expanding the Verification Commission’s scope, and ensuring dignity during verification processes.
Bias read (Center): The article reports on a meeting involving government officials and NGOs discussing procedural reforms for survivors of wartime sexual violence. It presents statements from Haxhiu without overtly biased language or selective sourcing. The focus is on policy discussion rather than partisan critique.
Official sources cited
- government Presidenca e Republikës së Kosovës