Ekspozita "Liria" e Hazir Rekës hapet në SHBA për Ditën e Çlirimit
E.H/RTKLive
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizoi ekspozitën “Liria” të fotografit të njohur kosovar, Hazir Reka.
Sipas njoftimit, ekspozita paraqiti një përmbledhje të fotografive që dokumentojnë sakrificën, qëndresën dhe shpresën e popullit të Kosovës në periudha të ndryshme historike, duke vënë në pah edhe rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, në fjalën e tij e cilësoi Hazir Rekën si “kronistin jozyrtar të historisë moderne të Kosovës”, duke theksuar se përmes objektivit të tij ai ka dokumentuar ngjarjet më të rëndësishme të vendit, nga periudha e represionit dhe rezistencës paqësore, te lufta, çlirimi dhe shtetndërtimi.
“Fotografitë e tij përbëjnë një kronikë vizuale – histori, dëshmi dhe vepër arti njëkohësisht. Përmes tyre, ne shohim historinë e një vendi, por edhe fitojmë një kuptim më të thellë të vetë domethënies së lirisë”, tha Dugolli.
Ai veçoi edhe një fotografi të realizuar nga Hazir Reka më 30 gusht 1990 në qendër të Prishtinës, gjatë vizitës së delegacionit të parë të Kongresit amerikan në Kosovë, të udhëhequr nga senatori Bob Dole, ku pavarësisht përpjekjeve të policisë serbe për ta shpërndarë masën e qytetarëve, një burrë qëndroi ulur qetësisht në rrugë, duke refuzuar të largohej. Sipas ambasadorit, fotografia pasqyron guximin e qytetarëve të Kosovës dhe shpresën e madhe që shqiptarët e Kosovës kishin te mbështetja amerikane në vitet më të vështira.
“Fotografitë si kjo mbesin rikujtim i fuqishëm i rrugëtimit të Kosovës dhe i marrëdhënieve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai.
Read the full article at RTK →📄Source document: Embassy of Kosovo in the United States
1 reports
RTKState / PublicCenter3 days ago Hazir Rekha's "Freedom" exhibition opens in the US for the Independence DayThe exhibition 'Liria' by renowned Kosovo photographer Hazir Reka opened in the United States on the Day of Liberation. Organized by the Embassy of Kosovo in the U.S., the exhibition showcases photographs documenting the sacrifices, resilience, and hope of the Kosovo people throughout different historical periods. Ambassador Ilir Dugolli praised Reka as an 'unbiased chronicler of modern Kosovo history,' highlighting his documentation of key events from repression and resistance to war, liberation, and state-building. The exhibition also includes a photograph taken on August 30, 1990, during aU
Bias read (Center): The article presents a neutral account of an event organized by the Embassy of Kosovo in the U.S., focusing on the cultural significance of the exhibition and quotes from officials without overtly favoring any political perspective.
Official sources cited
- government Embassy of Kosovo in the United States