ON
← Back to feed
XKSports3 days ago

World Cup 2026, there is no winner in the Czech Republic-South Africa match

The article reports on a draw between the Czech Republic and Africa United in Group A of the 2026 World Cup qualifiers, with both teams scoring one goal each. The match was described as high-paced, with both sides striving for victory to advance to the next stage of the tournament. The Czech Republic took an early lead through Sadílek, but Africa United equalized in the 83rd minute via a penalty by Mokoena. Both teams now have one point each in Group A, while Mexico and South Korea lead the group with three points apiece.

(E përditësuar, 20:02) Çekia dhe Afrika e Jugut kanë ndarë pikët në ndeshjen e Grupit A në Kupën e Botës 2026, duke barazuar 1:1 në një duel të zhvilluar të enjten mbrëma.

Takimi u karakterizua me ritëm të lartë dhe me të dyja skuadrat që kërkonin me ngulm fitoren për të mbetur në garë për kualifikim në fazën tjetër të turneut.

Çekia e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, kur Sadílek shënoi për 1:0. Pas golit të hershëm, çekët kontrolluan më mirë lojën, ndërsa Afrika e Jugut tentoi të reagojë, por pa arritur të krijojë raste të pastra për barazim deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më dinamike dhe me më shumë presion nga Afrika e Jugut, e cila arriti të gjejë golin e barazimit në minutat e fundit. Mokoena realizoi nga penalltia në minutën e 83-të për 1:1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit.

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat ndajnë nga një pikë në Grupin A, ndërsa grupin për momentin e kryesojnë Meksika dhe Koreja e Jugut me nga tre pikë secila.

Barazon Afrika e Jugut

(E përditësuar, 19:47)-Afrika e Jugut e ka barazuar rezultatin në përballje me Çekinë.

Çekët dhe Afrika e Jugut po ballafaqohen në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Afrikanët në finish të kësaj sfidë përmes Mokoena në minutën e 83-të realizoi nga penalltia për barazuar shifrat në 1-1.

Çekia mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Afrikës së Jugut

(E përditësuar, 18:51) Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës 2026, me çekët që shkojnë në pushim me epërsi minimale 1:0.

Çekia e nisi shumë më mirë takimin dhe arriti të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 6-të, kur Sadílek realizoi për 1:0.

Pas golit të hershëm, Çekia kontrolloi ritmin e lojës, ndërsa Afrika e Jugut tentoi të reagojë, por pa arritur të krijojë raste të pastra për barazim deri në fund të pjesës së parë.

Me këtë rezultat, skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë intensitet në kërkim të ndryshimit të rezultatit.

Çekia kalon në epërsi

(E përditësuar, 18:09) Çekia e ka nisur furishëm duelin me Afrikën e Jugut.

Çekët dhe Afrika e Jugut po ballafaqohen në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Sadilek vetëm pas 6-të minutave lojë zhbllokojë këtë sfidë duke e kaluar në avantazh prej 1-0, skuadrën çeke.

Starton ndeshja Çekia-Afrika e Jugut, LIVE në RTK

Ka startuar dueli mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut.

Çekët dhe Afrika e Jugut po ballafaqohen në kuadër të Grupit A në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Të dyja kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para të grupit. Çekia u mposht 2:1 nga Koreja e Jugut, ndërsa Afrika e Jugut pësoi disfatë 2:0 ndaj Meksikës, duke bërë që kjo sfidë të ketë peshë të madhe në garën për kualifikim.

Një fitore do t’i mbante gjallë shpresat e njërës prej skuadrave për avancim në fazën e ardhshme, ndërsa humbësi do ta vështirësonte dukshëm rrugën drejt kualifikimit.

Read the full article at RTK

1 reports

RTKState / PublicCenter3 days ago
World Cup 2026, there is no winner in the Czech Republic-South Africa match

The article reports on a draw between the Czech Republic and Africa United in Group A of the 2026 World Cup qualifiers, with both teams scoring one goal each. The match was described as high-paced, with both sides striving for victory to advance to the next stage of the tournament. The Czech Republic took an early lead through Sadílek, but Africa United equalized in the 83rd minute via a penalty by Mokoena. Both teams now have one point each in Group A, while Mexico and South Korea lead the group with three points apiece.

Bias read (Center): The article provides a straightforward account of a sports match without any overtly biased language, framing, or emphasis on political issues. It focuses solely on the game's events, results, and implications within the World Cup qualification context.