ON
← Back to feed
XKHealth12 days ago

Just one alcoholic drink a day can increase the risk of 10 types of cancer

The article reports that consuming even a single alcoholic drink per day may increase the risk of developing 10 types of cancer. It presents findings linking moderate daily alcohol consumption to elevated cancer risk.

Përktheu:

Vita Abrashi-Kajtazi

8 qershor 2026 22:06

Shpërndaje në:

Një analizë e re shkencore sugjeron se nuk ekziston një nivel plotësisht i sigurt i konsumimit të alkoolit, pasi edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun për disa lloje kanceri, ka shkruar Science Alert.

Studimi, i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Washingtonit në SHBA, ka analizuar 843 kërkime të publikuara midis viteve 1963 dhe 2023, duke shqyrtuar lidhjen mes alkoolit dhe 20 problemeve të rëndësishme shëndetësore.

Rezultatet treguan se konsumimi i alkoolit lidhej me rrezik më të lartë për të gjitha 10 llojet e kancerit të studiuara. Sipas studiuesve, rreziku rritej me shtimin e sasisë së alkoolit, por edhe më pak se një pije në ditë shoqërohej me rrezik më të lartë për disa forma të kancerit.

Këto përfshijnë kancerin e fytit, zorrës së trashë, ezofagut, gjirit, mëlçisë, pankreasit dhe prostatës.

“Shkenca mbi alkoolin dhe shëndetin është vërtet komplekse. Për kancerin, provat janë të qëndrueshme dhe të qarta: rreziku rritet me çdo nivel të konsumimit të alkoolit”, ka thënë Emmanuela Gakidou nga Universiteti i Washingtonit.

Përveç kancerit, konsumimi i alkoolit u lidh edhe me rrezik më të lartë për pankreasit, cirrozë dhe sëmundje të tjera kronike të mëlçisë. Studiuesit gjetën gjithashtu lidhje me infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe tuberkulozin.

Nga ana tjetër, rezultatet ishin më pak të qarta për disa sëmundje të zemrës, metabolizmit dhe trurit. Disa studime sugjeruan se konsumimi i ulët ose i moderuar mund të lidhet me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2 dhe sëmundjen e Alzheimerit, por këto përfitime të mundshme bëheshin më të dobëta ose zhdukeshin me rritjen e konsumit të alkoolit.

“Për disa sëmundje kardiometabolike dhe forma të demencës, studimet sugjerojnë ulje të vogël të rrezikut në nivele të ulëta të konsumimit, por këto lidhje dobësohen dhe përmbysen kur alkooli konsumohet në sasi më të mëdha”, ka thënë Gakidou.

Ajo ka theksuar se këto rezultate nuk duhet të interpretohen si rekomandim për të pirë alkool.

“Studimi tregon se ku provat janë të forta, ku janë të dobëta dhe ku rezultatet mbeten të përziera”, ka thënë ajo.

Studiuesit pranojnë se analiza ka disa kufizime, pasi shumë nga të dhënat bazoheshin në raportimet e vetë pjesëmarrësve për zakonet e tyre të pirjes, ndërsa faktorë të tjerë si dieta apo duhanpirja nuk ishin marrë gjithmonë parasysh në të gjitha studimet.

Megjithatë, për shkak të përmasës së madhe të analizës, sipas ekspertëve, këto gjetje meritojnë vëmendje.

Sipas autorëve, udhëzimet për konsumimin e alkoolit duhet të bazohen në karakteristikat e popullatave të ndryshme dhe jo në një kufi universal.

“Provat aktuale nuk mbështesin ekzistencën e një niveli të konsumimit të alkoolit që garanton përfitim maksimal për shëndetin e të gjithëve”, thuhet në raportin e studimit.

Read the full article at Koha.net
Source document: Study by University of Washington researchers

1 reports

Koha.netIndependentCenter12 days ago
Just one alcoholic drink a day can increase the risk of 10 types of cancer

The article reports that consuming even a single alcoholic drink per day may increase the risk of developing 10 types of cancer. It presents findings linking moderate daily alcohol consumption to elevated cancer risk.

Bias read (Center): The headline is a factual health-risk claim with no political framing or loaded partisan language.

Official sources cited

  • study Study by University of Washington researchers

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • studyStudy by University of Washington researchers