ON
← Back to feed
XKCulture3 days ago

The HPV vaccine reduces the number of deaths from cervical cancer to zero

A new study published in The Lancet has found that cervical cancer deaths among young women who received the HPV vaccine have dropped to zero. The research, conducted in the UK where the vaccine has been offered to schoolgirls since 2008, indicates that approximately 200 lives have been saved so far. Between 2020 and 2024, no cervical cancer deaths were recorded among girls aged 20–24 who had been vaccinated. Researchers estimate that without vaccination, around 23 deaths would have occurred during this period. The study also highlights that girls vaccinated at age 12 or 13 have nearly zero风险(

Përktheu:

Vita Abrashi-Kajtazi

18 qershor 2026 11:20

Shpërndaje në:

Vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës kanë rënë në zero te gratë e reja që kanë marrë vaksinën HPV, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore The Lancet, ka raportuar BBC.

Hulumtimi, i pari i këtij lloji, tregon se vaksina kundër papillomavirusit njerëzor (HPV), e ofruar në Britani që nga viti 2008 për vajzat e moshës shkollore, ka shpëtuar deri tani rreth 200 jetë.

Midis viteve 2020 dhe 2024, nuk u regjistrua asnjë vdekje nga kanceri i qafës së mitrës te gratë 20-24 vjeç. Sipas studiuesve, pa vaksinimin do të priteshin rreth 23 vdekje gjatë kësaj periudhe.

“Është e pabesueshme të mendosh se një vaksinë e vetme mund të eliminojë pothuajse një lloj të caktuar kanceri”, ka thënë profesori Peter Sasieni nga Universiteti Queen Mary në Londër, autori kryesor i studimit.

Studimi zbuloi gjithashtu se vajzat e vaksinuara në moshën 12 ose 13-vjeçare kanë pothuajse zero rrezik që të vdesin nga kjo sëmundje para moshës 30-vjeçare.

HPV është një virus që transmetohet përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë dhe konsiderohet shkaktar për 99 për qind të rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Shumica e infeksioneve kalojnë pa probleme, por disa mund të shkaktojnë ndryshime qelizore që çojnë në kancer vite më vonë.

Përfaqësuesit e organizatës “Cancer Research UK” i kanë cilësuar gjetjet si “arritje të jashtëzakonshme”, duke theksuar se për herë të parë është dëshmuar se vaksina jo vetëm parandalon sëmundjen, por edhe shpëton jetë.

Një prej grave të prekura nga kjo sëmundje është Alexandra Legg, e cila nuk pati mundësi të vaksinohej pasi kishte lënë shkollën para nisjes së programit të vaksinimit. Ajo u diagnostikua me kancer të qafës së mitrës në moshën 30-vjeçare.

“Kur dëgjova diagnozën, mezi merrja frymë. Ishte një moment shumë i vështirë”, ka kujtuar ajo.

Pas trajtimit, Alexandra ka arritur të bëhej nënë dhe sot është një mbështetëse e fortë e vaksinës.

“Jam një përkrahëse e madhe e kësaj vaksine. Kur vajza ime të jetë në moshën e duhur, do të jetë e para në radhë për ta marrë”, ka thënë ajo.

Ekspertët presin që numri i vdekjeve të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ndërsa brezat e vaksinuar rriten në moshë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se normat e vaksinimit duhet të rriten, pasi aktualisht janë nën nivelin 90 për qind që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të nevojshëm për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës si problem i shëndetit publik.

Edhe Kosova në vitin 2024 e ka futur në kalendarin e imunizimit vaksinën HPV. Vajzat që vaksinohen janë të moshës 11-12 vjeç. Ndërkohë nga vitit i kaluar ka nisur edhe vaksinimi i djemve të kësaj grup-moshe.

Read the full article at Koha.net
Source document: The Lancet

1 reports

Koha.netIndependentCenter3 days ago
The HPV vaccine reduces the number of deaths from cervical cancer to zero

A new study published in The Lancet has found that cervical cancer deaths among young women who received the HPV vaccine have dropped to zero. The research, conducted in the UK where the vaccine has been offered to schoolgirls since 2008, indicates that approximately 200 lives have been saved so far. Between 2020 and 2024, no cervical cancer deaths were recorded among girls aged 20–24 who had been vaccinated. Researchers estimate that without vaccination, around 23 deaths would have occurred during this period. The study also highlights that girls vaccinated at age 12 or 13 have nearly zero风险(

Bias read (Center): The article presents factual findings from a scientific study without apparent ideological framing. It reports on medical research outcomes without taking a stance on policy, politics, or controversy.

Official sources cited

Go to the primary sources (2)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.