ON
← Back to feed
XKEconomy2 days ago

Curing Ebola patients brings moments of joy to the epicenter of the outbreak

The article reports on the successful recovery of an Ebola patient in the eastern part of the Democratic Republic of Congo (DRC), highlighting the emotional relief and celebration among healthcare workers. The patient, Daniel Kitambala, tested negative for Ebola after three weeks of treatment at a local treatment center. Despite the progress, challenges remain, including unidentified cases and contacts. Healthcare authorities continue efforts to regain public trust and contain the spread of the virus.

Nga:

BBC

Përktheu:

Blerta Haxhiu

19 qershor 2026 08:00

Shpërndaje në:

Mes vdekjeve, frikës dhe dezinformatave që kanë shoqëruar shpërthimin e fundit të Ebolës në verilindje të Republikës Demokratike të Kongos, çdo pacient i shëruar përfaqëson një rreze shprese për komunitetin. Në qendrat e trajtimit, dalja e të mbijetuarve festohet me këngë dhe brohoritje, ndërsa autoritetet shëndetësore përpiqen të fitojnë besimin e qytetarëve dhe të frenojnë përhapjen e virusit. Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha, pasi shumë raste dhe kontakte të mundshme ende nuk janë identifikuar

Është e pazakontë të shohësh këngë dhe valle në një vend që ka përjetuar kaq shumë vdekje, por shërimi me sukses i një pacienti me Ebolë është një arsye e madhe për festë në një spital në verilindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Pak pas mesditës së të premtes së 12 qershorit, dhjetëra punonjës shëndetësorë të veshur me uniforma të gjelbra këndonin këngë falënderimi dhe lavdërimi - “na është treguar hir; pacientëve u është treguar hir” - ndërsa shoqëronin Daniel Kitambalën jashtë klinikës.

Dy rezultate negative të testeve për Ebolë konfirmuan se ai ishte plotësisht i liruar nga virusi, pasi kishte kaluar rreth tre javë në këtë qendër trajtimi.

“Kjo sëmundje është e tmerrshme. Kur erdha këtu ndihesha shumë keq. Por Zoti është i madh, tani jam mirë”, i tha Kitambala BBC-së, ndërsa mjekët dhe infermierët vazhdonin të brohorisnin dhe ta përgëzonin.

49-vjeçari, i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza, duke mbajtur në dorë një qese të zezë plastike me sendet e tij të dezinfektuara, buzëqeshte me gëzim dhe lehtësim teksa ecte mes dy rreshtave me rrjeta portokalli që shënojnë rrugën e daljes nga qendra e trajtimit.

“Mallkimi i arkivolit”

Më shumë se 140 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga lloji i rrallë Bundibugyo i virusit Ebola në provincën Ituri, e cila është epiqendra e shpërthimit më të fundit të sëmundjes, i shpallur zyrtarisht pak më shumë se një muaj më parë.

Megjithatë, ky virus, i cili ka vrarë rreth një në pesë nga personat e njohur si të infektuar, mund të ketë qenë duke u përhapur pa u zbuluar për muaj të tërë. Autoritetet tani po përballen me sfidën e vështirë për të vënë nën kontroll infeksionet dhe për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Kjo përpjekje nuk lidhet vetëm me trajtimin mjekësor, por edhe me kapërcimin e miteve dhe besimeve të gabuara lokale. Disa njerëz besojnë se sëmundja është rezultat i asaj që në zonë quhet “mallkimi i arkivolit”, ndërsa të tjerë mendojnë se qendrat e trajtimit janë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Megjithatë, është e mundur të mbijetosh nga Ebola dhe festimet në qendrën e trajtimit të Ebolas në Mongbwalu ishin një dëshmi e qartë e kësaj.

“Shikoni… unë u shërova”, tha fermeri që siguron jetesën nga puna në tokë, ndërsa ngriti duart lart tri herë në një gjest fitoreje dhe falënderimi ndaj Zotit.

“Njerëzit duhet të kërkojnë trajtim mjekësor sapo të sëmuren”, tha ai, duke u kthyer për të falënderuar punonjësit shëndetësorë pas tij, të cilët po duartrokisnin.

Duke reflektuar mbi mënyrën se si u infektua, Kitambala tregoi se kishte shkuar të vizitonte një person të sëmurë në komunitetin e tij për t’u lutur për të. Pak kohë më vonë, ai vetë filloi të ndihej i sëmurë. Virusi përhapet nga një person te tjetri përmes kontaktit me lëngjet trupore të infektuara, si gjaku ose të vjellat.

Kur u sëmur për herë të parë, ashtu si shumë njerëz në Republikën Demokratike të Kongos, Kitambala fillimisht iu drejtua mjekësisë tradicionale. Por kur gjendja e tij u përkeqësua, ai shkoi në spital.

“Kemi vënë re një ndryshim të madh në komunitet që nga momenti kur pacienti i parë u shërua dhe u kthye në shtëpi”, tha Dr. Richard Lukodu, drejtori mjekësor i spitalit të Mongbwalu.

“Tani po vijnë shumë më tepër njerëz që kërkojnë trajtim”, shtoi ai.

55-vjeçari pastor Deogratias Kasereka u bë pacienti i parë me Ebolë që u largua nga qendra e trajtimit një javë më parë.

Lukodu është optimist se këto raste shërimi do të ndihmojnë në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor, pasi spitali i tij ka qenë objekt i sulmeve të lidhura me dezinformimin dhe keqkuptimet.

Më 21 maj, një tendë e ngritur për trajtimin e pacientëve me Ebolë brenda ambienteve të spitalit u dogj nga persona të panjohur.

Mitet dhe informacionet e rreme mbi atë që po bënin mjekët kishin filluar të qarkullonin që në muajin shkurt - tre muaj para se shpërthimi i Ebolës të konfirmohej zyrtarisht - kur njerëzit filluan të vdisnin në numër të konsiderueshëm nga një sëmundje e pazakontë.

“Njerëzit këtu ishin mashtruar duke besuar se Ebola ishte zhdukur gjatë shpërthimeve të mëparshme vetëm pasi qendrat e trajtimit ishin djegur”, tha Lukodu.

Përballja me shqetësim e pasiguri

Gjatë shpërthimit të Ebolës në vitet 2018–2020 në provincën fqinje të Kivu Veriut, qendrat e trajtimit të Ebolës u sulmuan dhe u dogjën disa herë nga grupe të ndryshme, duke vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për të kontrolluar përhapjen…

Read the full article at Koha.net
Source document: Daniel Kitambala

1 reports

Koha.netIndependentCenter2 days ago
Curing Ebola patients brings moments of joy to the epicenter of the outbreak

The article reports on the successful recovery of an Ebola patient in the eastern part of the Democratic Republic of Congo (DRC), highlighting the emotional relief and celebration among healthcare workers. The patient, Daniel Kitambala, tested negative for Ebola after three weeks of treatment at a local treatment center. Despite the progress, challenges remain, including unidentified cases and contacts. Healthcare authorities continue efforts to regain public trust and contain the spread of the virus.

Bias read (Center): The article focuses on the medical response to an Ebola outbreak and the personal story of a recovered patient. It presents facts without overtly biased language, avoids taking a stance on political issues, and emphasizes the human aspect of the situation rather than any ideological perspective.

Official sources cited

  • statement Daniel Kitambala

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • statementDaniel Kitambala