ON
← Back to feed
XKMedicine6 days ago

In defense of the soldiers: Olha Reshetylova's difficult mission

The article discusses Olha Reshetylova, who has been appointed by the Ukrainian government to oversee the rights of soldiers. Despite some military commanders opposing her role, she argues that protecting soldiers' dignity and rights makes the armed forces more effective, just, and prepared for war. Before taking on this role, Reshetylova spent over a decade as a civil society activist raising awareness about abuses within the military. The military previously had no official personnel to address soldier complaints, including cases where commanders threatened troops with dangerous missions.

Nga:

New York Times

Përktheu:

Blerta Haxhiu

15 qershor 2026 08:13

Shpërndaje në:

Olha Reshetylova është ngarkuar nga qeveria të mbikëqyrë të drejtat e ushtarëve. Disa komandantë nuk e pranojnë, por ajo thotë se puna e saj i bën forcat e armatosura më të forta. Pas më shumë se një dekade aktivizmi dhe përballjesh me drejtues ushtarakë, ajo është bërë ombudsmanja e parë ushtarake e Ukrainës. Në një vend që prej vitesh ndodhet në luftë me Rusinë, Reshetylova beson se mbrojtja e dinjitetit dhe e të drejtave të ushtarëve nuk e dobëson ushtrinë, por e bën atë më efektive, më të drejtë dhe më të gatshme për sfidat e luftës.

Përpara se të mund të pranonte detyrën si avokatja kryesore për të drejtat e ushtarëve në ushtrinë ukrainase, Olha Reshetylova duhej së pari ta krijonte vetë këtë post. Nuk ishte aspak e lehtë, sidomos duke pasur parasysh kundërshtarët që kishte krijuar ndër vite. Për dhjetë vjet me radhë, ajo punoi si aktiviste e shoqërisë civile, duke ngritur vazhdimisht zërin për abuzimet që ndodhnin brenda ushtrisë. Forcat e armatosura nuk kishin asnjë zyrtar të posaçëm që të trajtonte ankesat e ushtarëve, përfshirë rastet kur komandantët hakmerreshin ndaj vartësve duke i kërcënuar se do t’i dërgonin në misione tepër të rrezikshme, me gjasa të larta për vdekje. Çdo kritikë ndaj ushtrisë është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, ku ky institucion gëzon respekt të madh për rolin e tij në mbrojtjen e vendit kundër agresionit rus që nga viti 2014. Reshetylova, tashmë 40 vjeçe, u përball me kërcënime për ndjekje penale për shkak të hetimeve që zhvillonte. Në një rast, sipas saj, një komandant urdhëroi ushtarët e tij të drejtonin armët drejt saj për ta penguar të hynte në një bazë ushtarake. Ajo u bë gjithashtu objekt i një fushate shpifëse në internet, ku paraqitej si një agjente e huaj.

Megjithatë, ajo nuk u tërhoq. Në tetor të vitit të kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e emëroi si ombudsmanen e parë ushtarake të vendit. Pikërisht ai i kërkoi asaj që ta hartonte dhe ta ndërtonte vetë këtë funksion.

Që prej asaj kohe, ushtarët e ushtrisë ukrainase, e cila numëron afro një milion pjesëtarë, kanë paraqitur mijëra ankesa lidhur me mënyrën se si janë trajtuar. Reshetylova thotë se kjo e ka bindur edhe më shumë për rëndësinë e rolit të saj, në një kohë kur lufta e ashpër në llogore ka hyrë në vitin e pestë.

“Edhe nën bombardime, edhe në ushtri, edhe gjatë luftës, gjëja më e rëndësishme është dinjiteti njerëzor”, shprehet ajo.

Përballja me komandantët

Përpjekja e Reshetylovës ka edhe një dimension personal. Bashkëshorti i saj po lufton në front. Çifti ka dy djem, njëri 5 dhe tjetri 14 vjeç, të cilët një ditë mund të përfshihen gjithashtu në luftë nëse konflikti vazhdon për shumë vite.

Kjo mundësi e forcon atë gjatë përballjeve të vështira me komandantët ushtarakë.

“Sigurisht që ndonjëherë mund ta shohësh skepticizmin në sytë e tyre”, thotë ajo. Por, sipas mandatit ligjor që vetë e ka hartuar, “komandantët janë të detyruar të më pranojnë”.

Disa oficerë i kanë sugjeruar që të kalojë më shumë kohë në postet komanduese pranë vijës së frontit përpara se të japë këshilla. “Këtë e marr me pak humor”, thotë ajo. “Me shumë gjasa, unë kam kaluar më tepër kohë në poste komanduese sesa disa prej vetë komandantëve.”

Reshetylova i njeh nga afër sfidat e pamëshirshme me të cilat përballen ushtarët në një luftë ku dronët po luajnë një rol gjithnjë e më vendimtar. Këto sfida përfshijnë qëndrimin për periudha të gjata në bunkerë të nëndheshëm, pa mundësi për të dalë në sipërfaqe as për higjienë personale dhe as për të evakuuar të plagosurit.

“Kjo kërkon ndryshime në doktrinën e stërvitjes ushtarake”, thotë ajo. “Tani duhet t’i përgatisim ushtarët për mbijetesë afatgjatë në hapësira të mbyllura”. Sipas saj, ata duhet të mësojnë “si të mbijetojnë në temperatura minus 20 gradë pa pasur mundësi të ndezin zjarr”, pasi edhe flaka më e vogël mund të zbulojë pozicionin e tyre.

Në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe nxiti konfliktet separatiste në lindje të Ukrainës, Reshetylova po kujdesej për fëmijën e saj të parë.

Ajo filloi të angazhohej në çështjet e luftës pasi ushtarë ukrainas nga qyteti i saj mbetën të rrethuar në frontin lindor. Fillimisht organizoi mbledhje fondesh për të blerë jelekë antiplumb për ushtarët. Më vonë, ajo bashkëthemeloi organizatën joqeveritare “Come Back Alive”. Paralelisht nisi të merrej me gazetari në fushën e të drejtave të njeriut, duke u fokusuar kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të ushtarëve.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ajo i kushtoi pjesën më të madhe të kohës dokumentimit të krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse. Por, pasi hasi në shumë raste të shkeljeve të të drejtave të ushtarëve ukrainas nga vetë komandantët e tyre, ajo iu rikthye fokusit të saj të mëparshëm: mbrojtjes së të drejtave të ushtarëve.

Përpara se të emërohej ombudsmanja ushtarake, Olha Reshetylova u caktua në një rol paraprak si komisionere për mbrojtjen e të drejtave të…

Read the full article at Koha.net
Source document: New York Times

1 reports

Koha.netIndependentCenter6 days ago
In defense of the soldiers: Olha Reshetylova's difficult mission

The article discusses Olha Reshetylova, who has been appointed by the Ukrainian government to oversee the rights of soldiers. Despite some military commanders opposing her role, she argues that protecting soldiers' dignity and rights makes the armed forces more effective, just, and prepared for war. Before taking on this role, Reshetylova spent over a decade as a civil society activist raising awareness about abuses within the military. The military previously had no official personnel to address soldier complaints, including cases where commanders threatened troops with dangerous missions.

Bias read (Center): The article presents factual information about the appointment of Olha Reshetylova and her background without overtly favoring any political side. It focuses on her role in advocating for soldiers' rights and does not include biased language or one-sided sourcing.

Official sources cited

  • press release New York Times

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • press_releaseNew York Times