ON
← Back to feed
XKPolitics2 days ago

Burnham's victory opens the battle for the leadership of the Labour Party.

Andy Burnham, current leader of the Labour Party's Greater Manchester region, has won a partial election in the Makerfield area, positioning him to challenge Prime Minister Keir Starmer for leadership of both the Labour Party and the country. Burnham defeated Reform UK candidate Rob Kenyon with nearly 55% of the vote, securing over 9,000 more votes than his closest rival. Burnham emphasized the need for change in his post-election remarks, while Starmer acknowledged Burnham's victory.

Nga:

Associated Press

Përktheu:

Blerta Haxhiu

19 qershor 2026 12:32

Shpërndaje në:

Andy Burnham, kryetari aktual i rajonit Greater Manchester nga Partia Laburiste, ka fituar zgjedhjet e pjesshme për një vend në Parlament, duke u vendosur në një pozicion që i mundëson sfidimin e kryeministrit Keir Starmer për drejtimin e vendit.

Burnham fitoi bindshëm në zonën zgjedhore të Makerfieldit, në veriperëndim të Anglisë, duke mposhtur Rob Kenyonin, kandidatin e partisë anti-imigracion Reform UK, raporton AP.

Fitorja, e shpallur në orët e para të së premtes, forcon statusin e Burnhamit, 56 vjeç, i njohur me nofkën “Mbreti i Veriut”, si pretendenti kryesor për të zëvendësuar Starmerin në krye të Partisë Laburiste dhe të vendit. Burnham fitoi pothuajse 55% të 45.510 votave për një garë ku morën pjesë dhjetëra kandidatë, duke siguruar mbi 9.000 vota më shumë se kandidati i renditur i dyti, Kenyon.

Fjalimi i Burnhamit pas fitores nuk la asnjë dyshim se ai synon të udhëheqë vendin dhe jo thjesht të jetë një nga më shumë se 400 deputetët laburistë në Dhomën e Komunave, e cila ka 650 vende.

“Të gjithë e dinë se politika nuk po funksionon”, tha ai. “Të gjithë mund ta ndiejnë se vendi nuk është aty ku duhet të jetë. Sonte mund të jetë, fare mirë mund të jetë, pika e kthesës”.

Starmer e uroi Burnhamin për fitoren, duke shkruar në rrjetin social X se votuesit “zgjodhën fushatën e shpresës dhe optimizmit të laburistëve përballë përçarjes dhe urrejtjes”.

Megjithatë, ai këmbënguli se do të luftojë çdo përpjekje për ta larguar nga posti.

“Po, do të kandidoj, do të garoj”, tha Starmer kur u pyet për një garë të mundshme për drejtimin e Partisë Laburiste. “E kam thënë vazhdimisht se nuk do të largohem”.

Burnham drejton Greater Manchester që prej vitit 2017, duke mbikëqyrur rigjallërimin dhe zhvillimin e shpejtë të qytetit ku lindi Revolucioni Industrial. Ai është zotuar ta zbatojë në shkallë kombëtare modelin e tij të qeverisjes, të cilin e quan “Manchesterism”.

Burnham tha se do të punojë për të siguruar që “emri i Makerfieldit të jetë përgjithmonë sinonim i ndryshimit për të cilin ka nevojë ky vend”.

Ai deklaroi se Partia Laburiste ka “një mundësi të fundit për të ndryshuar” dhe për të rifituar besimin e votuesve.

“Por ky rezultat sonte krijon një mundësi për të ndërtuar një politikë të re, të bazuar te uniteti dhe shpresa, duke iu larguar rrugës që na çon drejt një politike të errët dhe përçarëse, si ajo që po shohim në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Read the full article at Koha.net
Source document: Associated Press

1 reports

Koha.netIndependentCenter2 days ago
Burnham's victory opens the battle for the leadership of the Labour Party.

Andy Burnham, current leader of the Labour Party's Greater Manchester region, has won a partial election in the Makerfield area, positioning him to challenge Prime Minister Keir Starmer for leadership of both the Labour Party and the country. Burnham defeated Reform UK candidate Rob Kenyon with nearly 55% of the vote, securing over 9,000 more votes than his closest rival. Burnham emphasized the need for change in his post-election remarks, while Starmer acknowledged Burnham's victory.

Bias read (Center): The article presents factual information about an election result and quotes statements from both Burnham and Starmer without overtly favoring either side. The framing remains neutral, focusing on the electoral outcome and the implications for potential leadership changes within the Labour Party.

Official sources cited

  • press release Associated Press

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • press_releaseAssociated Press