ON
← Back to feed
XKSports3 days ago

City and Tottenham after Tonal

Manchester City has entered the race to sign Sandro Tonali, challenging Tottenham for the Italian midfielder from Newcastle United. According to reports by The Athletic, Tottenham has already had positive talks with Tonali's representatives and considers him a key target for the summer. However, City's interest could complicate Tottenham's plans. City, under new manager Enzo Maresca, sees Tonali as a crucial figure in rebuilding their midfield. Despite an expected high price tag of £80 million, City remains interested in the Italian. The club continues negotiations with Nottingham Forest for 2

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 12:59

Manchester City është futur fuqishëm në garën për transferimin e Sandro Tonalit, duke sfiduar Tottenhamin për shërbimet e mesfushorit italian të Newcastle United.

Sipas raportimeve të The Athletic , Tottenhami ka zhvilluar tashmë bisedime pozitive me përfaqësuesit e lojtarit dhe e konsideron Tonalin si objektivin kryesor të verës. Megjithatë, hyrja e Cityt në garë mund të komplikojë ndjeshëm planet e klubit londinez.

Skuadra nga “Etihad” po përgatitet për një epokë të re nën drejtimin e Enzo Marescas dhe e sheh Tonalin si një nga figurat kyçe për rindërtimin e mesfushës. Pavarësisht çmimit të lartë, që pritet të kalojë 80 milionë funte, drejtuesit e Cityt mbeten të interesuar për italianin.

Interesimi për Tonalin nuk do të thotë se City ka hequr dorë nga Elliot Anderson. Klubi vazhdon negociatat me Nottingham Forest për mesfushorin 23-vjeçar, në një marrëveshje që mund të arrijë shifra rekord për futbollin britanik.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë synojnë transferimin e të dy lojtarëve për të forcuar repartin e mesfushës pas largimit të Bernardo Silvës drejt Real Madridit dhe pasigurisë që rrethon të ardhmen e disa lojtarëve të tjerë si Nico Gonzalez dhe Tijjani Reijnders.

Një tjetër shqetësim i madh për Cityn mbetet e ardhmja e Rodri. Mesfushori spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Do të pres deri në fund të turneut për të bërë të ditur vendimin tim”, ka thënë Rodri, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Real Madridi vazhdon të përmendet si destinacioni më i mundshëm për spanjollin.

Pas humbjes së dy titujve radhazi në Premier League dhe eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, Manchester City është i vendosur të investojë fuqishëm këtë verë për të rikthyer dominimin në Angli dhe Evropë. /GazetaExpress/

Read the full article at Gazeta Express
Source document: The Athletic

1 reports

Gazeta ExpressIndependentCenter3 days ago
City and Tottenham after Tonal

Manchester City has entered the race to sign Sandro Tonali, challenging Tottenham for the Italian midfielder from Newcastle United. According to reports by The Athletic, Tottenham has already had positive talks with Tonali's representatives and considers him a key target for the summer. However, City's interest could complicate Tottenham's plans. City, under new manager Enzo Maresca, sees Tonali as a crucial figure in rebuilding their midfield. Despite an expected high price tag of £80 million, City remains interested in the Italian. The club continues negotiations with Nottingham Forest for 2

Bias read (Center): The article discusses football transfers and does not take a political stance or show bias in framing.

Official sources cited

  • press release The Athletic

Go to the primary sources (1)

The official sources this coverage is built on. Read them directly to bypass framing.

  • press_releaseThe Athletic