Nga:
Donisa Fazliu
18 qershor 2026 10:35
Shpërndaje në:
Ka dalë para Gjykatës Supreme, Edmond Lajqi i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukellës.
Fehmije Bytyqi, avokatja e familjes së Gjyljeta Ukellës, ka thënë se sot Gjykata Supreme ka mbajtur gjykimin dhe si palë e dëmtuar kanë kërkuar që të vërtetohet dënimi.
Ka shtuar se ka paraqitur vërejtjen se si Prokuroria e Shtetit nuk merr pjesë në një seancë të tillë të rëndësishme.
“Unë kërkova që të vërtetohet ky aktgjykim, sepse nëse një burrë e privon nga jeta gruan e tij, atëherë ku duhet të ndihet i sigurt një anëtar i familjes”, ka thënë ai.
Vëllai i Gjyljeta Ukellës ka thënë se kanë besim në gjykata dhe dënimi do të mbetet i njëjtë.
“Ai qysh po pretendon se është komplet i pafajshëm, ne ballafaqohemi çdo ditë me vrasjen e saj, sepse kemi tre fëmijë në shtëpi që po rriten, po shkollohen në mënyrën më të mirë porse mungesën e nënës nuk po mundemi me zëvëndësu. Sepse sa për babë, kemi thënë disa herë që nuk ka qenë kurrë i interesuar për ta”, ka thënë ai.
Më 19 nëntor 2024, Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.
Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gjyljeta Ukellën.
Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gjyljeta Ukella, ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.
Me ç’rast, thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës.
E pranishme në seancë ishte edhe vajza e tyre.
Read the full article at Koha.net →📄Source document: Basic Court in Pejë
2 reports
Koha.netIndependentCenter3 days ago Edmond Lacy before the Supreme Court for the murder of Gyllie UkellaEdmond Lajçi has appeared before the Supreme Court, facing life imprisonment charges for the murder of his wife, Gjyljeta Ukellës. The family's lawyer requested the court to confirm the conviction, citing concerns over the state prosecutor's absence during the hearing. The victim's brother expressed trust in the judiciary but noted the emotional impact of losing their mother, emphasizing that the defendant had shown no interest in the family. The case was initially brought by the Basic Court in Pejë in November 2024, accusing Lajçi of murdering his wife on April 16, 2024.
Bias read (Center): The article reports on a criminal trial without apparent political framing. It presents facts from legal proceedings and quotes from the victim’s family and defense attorney, maintaining neutrality in tone and content.
Official sources cited
- government Basic Court in Pejë
Gazeta ExpressIndependentCenter3 days ago Edmond Lajci apologizes to the family of Gyuljeta Ukella: I was under the influence of drugsEdmond Lajçi, who was previously convicted of murdering his wife Gjyljeta Ukella, has asked for forgiveness during his statement, claiming he was under the influence of drugs at the time of the incident. He expressed remorse to her family and requested their forgiveness, as well as that of those present and his children. The case is currently being handled by the Supreme Court following previous convictions at lower levels with life imprisonment sentences for the murder of his wife in Pejë. Earlier, Gjyljeta Ukella’s brother, Shpati, spoke before the Supreme Court during the trial against Edmò
Bias read (Center): The article presents a factual account of the legal proceedings and statements made by Edmond Lajçi and his sister-in-law’s brother, without apparent ideological framing or biased language. It reports on the legal process and personal statements without taking a stance.